Ndërlidhjet

logo-print

Ngritet niveli i sigurisë në Parkun Olimpik të Rios


Siguria në Parkun Olimpik në Rio de Janeiro, ku po mbahen Lojërat Olimpike është rritur dukshëm.

Forca Kombëtare e Sigurisë së Brazilit po bën kontrollimin e veturave si dhe ka shpërndarë ushtarët në shumë pika.

Në një ceremoni që do mbahet në stadiumin e futbollit Maracana, do të nis edicioni i 31-të i Lojërave Olimpike, që do zgjasin deri më 21 gusht.

Parku Olimpik do të hapet për publikun më 6 gusht, kur edhe do të fillojë ceremonia si dhe organizatorët shpresojnë se këto lojëra do të "mbulojnë" imazhin e keq të Rios në kohën e fundit.

Rreth 50,000 vizitorë pritet të marrin pjesë si dhe 3 miliardë njerëz do të shikojnë Lojërat Olimpike në kanale televizive.

XS
SM
MD
LG