Ndërlidhjet

Protestë në Rio kundër Lojërave Olimpike


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Mijëra brazilianë kanë protestuar kundër Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro, me parullat "Thuaj jo Olimpiadës", pak para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike 2016.

Rreth 3,000 persona janë mbledhur para hotelit luksoz Copacabana në Rio, ku po qëndrojnë atletët pjesëmarrës.

Ata shfaqën zemërim për shkak të shpenzimeve më shumë se 10 miliardë dollarë që janë investuar për përgatitje të Lojërave Olimpike, derisa Brazili po përballet me krizë financiare.

Protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit Dilma Roussef.

XS
SM
MD
LG