Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli e kundërshton deklaratën e Obamës për marrëveshjen atomike


Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Izraeli dje e ka kundërshtuar deklaratën e presidentit amerikan, Barack Obama, se marrëveshja atomike për kufizimin e synimeve bërthamore të Iranit, po funksionon.

Pardje, zoti Obama tha se marrëveshja “ka funksionuar saktësisht ashtu siç ne thamë se do të funksionoj” dhe “nuk është vetëm vlerësim i komunitetit tonë të inteligjencës, është vlerësim edhe i komunitetit të inteligjencës së ushtrisë izraelite, vendi që ishte kundërshtuesi më i madh i marrëveshjes”.

Por, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, që me gjasë ishte kritiku më i ashpër i marrëveshjes, tha se “pikëpamja e Izraelit për marrëveshjen me Iranin, mbetet e pandryshuar”.

Ministria e mbrojtjes e Izraelit tha se marrëveshja ishte “e dëmshme” dhe nuk do ta ndalë Iranin nga zhvillimi i armatimit atomik.

Kjo ministri theksoi se “marrëveshjet e tilla nuk janë të dobishme dhe e pengojnë luftën... kundër shteteve terroriste, sikur Irani”.

XS
SM
MD
LG