Ndërlidhjet

logo-print

Ish-shefi i CIA-s: Trump mund të jetë “agjent i paqëllimshëm” i Rusisë


Kandidatët presidencialë Hillary Clinton dhe Donald Trump

Kandidatët presidencialë Hillary Clinton dhe Donald Trump

Ish-shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Michael Morell, ka thënë se kandidati presidencial republikan, Donald Trump, mund të jetë “agjent i paqëllimshëm” i Rusisë, dhe ka kërkuar që votuesit amerikanë ta mbështesin demokraten, Hillary Clinton, rivale e zotit Trump.

Këto komente të zotit Morell, që për më tepër se tri dekada ka punuar në agjencinë amerikane të spiunimit, ishin të fundit në një varg të ndryshimeve dramatike në fushatën tejet të ashpër për Shtëpinë e Bardhë.

Në një artikull të publikuar dje në të përditshmen, New York Times, Michael Morrel ka shkruar se ai kishte votuar për kandidatët republikanë dhe demokratë, gjatë punës së tij 33 vjeçare në CIA.

Por, për zotin Trump tha se lidhjet e tij biznesore me Rusinë dhe simpatitë për presidentin, Vladimir Putin, i kanë shtuar dëshmitë se ai nuk do të duhej të ishte president.

“Në punën e inteligjencës, ne do të thonim se zoti Putin e ka rekrutuar zotin Trump si një agjent të paqëllimshëm të Federatës së Rusisë”, ka shkruar Morell.

Fushata e zotit Trump i ka hedhur poshtë këto kritika dhe e ka akuzuar zotin Morell për involvim në pëgjigjen publike të administratës Obama, pas sulmeve në Bengazi të Libisë, në shtator të vitit 2012, kur ishin vrarë katër amerikanë.

XS
SM
MD
LG