Ndërlidhjet

Pakistani kërkon kthimin e ekuipazhit të zënë nga talibanët


Pamje e helikopterit Mi-17 të prodhimit rus

Pamje e helikopterit Mi-17 të prodhimit rus

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, thotë se qeveria e tij po i shfrytëzon “kanalet formale dhe joformale” për sigurimin e kthimit të njerëzve që ishin në helikopterin e rrëzuar pakistanez, të cilët ishin zënë nga talibanët në Afganistan.

Këto kometne u bënë dje, pasi të enjten një helikopter i qeverisë së Pakistanit, u përplas gjatë aterimit në provincën Logar, në pjesën lindore të Afganistanit.

Komandati pakistanez taliban, Qari Saifullah Mehsud, gjatë një bisede telefonike me Radio Mashalin, që është pjesë e Radios Evropa e Lirë, tha se liderët talibanë afganë pretendojnë se ata i kanë vetëm 6 pakistanezë të zënë dhe se piloti i helikopterit “ishte seriozisht i plagosur”, qartas nga përplasja fluturakes.

Komandantë të lartë ushtarakë të Pakistanit kanë thënë se i kanë bërë thirrje presidentit të Afganistanit që të ndihmoj në ktë rast.

Pakistani ka njoftuar se helikopteri transportues i tipit Mi-17, ishte në fluturim për në Rusi, nëpër Uzbekistan, për mirëmbajtje.

XS
SM
MD
LG