Ndërlidhjet

Kryengritësit gati e morën tërësisht qytetin Manbij nga IS-i


Banorët e qytetit Manbij duke u larguar nga lufta
Banorët e qytetit Manbij duke u larguar nga lufta

Aktivistët sirianë thonë se një aleancë e luftëtarëve kurdë dhe arabë e kanë marrë “pothuajse kontrollin e plotë” në Manbij, që është një qytet me rëndësi strategjike, që ishte okupuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka ativistët në terren në Siri, ka njoftuar sot se Forcat Demokratike Siriane (SDF) po “bëjnë kërkime në qytet për t’i gjetur xhihadistët që kanë mbetur të fundit”.

Zëdhënësi i SDF-së, Sharfan Darwish, tha se beteja po vazhdon, por afro 90% e qytetit Manbij, është pastruar nga militantët e IS-it.

SDF, një koalicion i luftëtarëve që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, ku përfshihet edhe milicia kurde YPG, para dy muajve e pat lansuar një ofensivë për marrjen e kontrollit në Manbij.

Ky qytet, i vendosur në udhëkryqin e rrugëve në jug të kufirit me Turqinë, ishte nën kontrollin e grupit ekstremist, Shteti Islamik, për më tepër se dy vite.

XS
SM
MD
LG