Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Lideri separatist është plagosur nga një eksplodim


Igor Plotnitsky

Igor Plotnitsky

Lideri separatist në pjesën lindore të Ukrainës, Igor Plotnitsky, është plagosur gjatë një sulmi kundër tij.

Zoti Plotnitsky, shef i grupit që vetveten e quan Republika Popullore Luhansk, “është plagosur këtë mëngjes nga një eksplodim i fuqishëm, që ndodhi afër veturës së tij”, ka raportuar agjencia zyrtare e lajmeve e separatistëve, që mbështeten nga Rusia.

Mëtutje, raportohet se Plotnitsky po trajtohet në një spital lokal, së bashku me disa njerëz të tjerë që janë plagosur nga shpërthimi në qytetin Luhanks.

Por, bashkëpunëtorë të Plotnitskyt thonë se ai nuk është në rrezik jete.

Zëdhënësi i operacioneve të qeverisë së Ukrainës në pjesën lindore, Oleksandr Motuzyanyk, tha se pala ukrainase nuk ishte e involvuar në këtë sulm.

Nga luftimet ndëmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 9,500 vetë.

XS
SM
MD
LG