Ndërlidhjet

Për shkak të sëmundjes Pele nuk e ndezi Flakën Olimpike në Rio


Maratonisti brazilian Vanderlei De Lima duke e ndezur Flakën Olimpike në stadiumin Marakana në Rio-de-Zhanejro
Maratonisti brazilian Vanderlei De Lima duke e ndezur Flakën Olimpike në stadiumin Marakana në Rio-de-Zhanejro

Komiteti Organizativ i Olimpiadës në Rio-de-Zhanejro në Brazil, ka konfirmuar se legjenda e futbollit brazilian, Pele, fillimisht ishte caktuar për ta ndezur Flakën Olimpike në hapjen e mbrëmshme, por nuk ishte në gjendje ta bëjë këtë për shkak të sëmujndjes dhe këshillës së mjekëve.

Zëdhënësi i Komitetit Organizativ, Maria Andrada, tha sot se “me lejen e tij, ne kaluam në planin B”, kur u bë e qartë se Pele, 75 vjeçar, nuk ishte në gjendje të duhur për ta kryer këtë detyrë.

Në vend të tij, Flakën Olimpike në stadiumin Marakana në Rio-de-Zhanejro, gjatë hapjes solemne mbrëmë vonë, e bëri maratonisti brazilian, Vanderlei De Lima.

XS
SM
MD
LG