Ndërlidhjet

logo-print

Olimpiadë: U dëgjua eksplodim afër linjës së finishit në garat çikliste


Pamje nga garat e çiklistëve në Rio-de-Zhanejro

Pamje nga garat e çiklistëve në Rio-de-Zhanejro

Një eksplodim i fortë është dëgjuar sot afër linjës së finishit në shtegun e çiklizmit në Lojërat Olimpike në Rio-de-Zhanejro.

Në skenë kanë dalur pjesëtarët e ekipit special policor me të veshura mbrojtëse, por shkaku i shpërthimit nuk dihet.

Gjatë ditëve të fundit, ekipet e speciale për bomba i kanë detonuar disa valixhe të pambikëqyrura me anë të eksplodimit të kontrolluar në Rio.

XS
SM
MD
LG