Ndërlidhjet

Belgjikë: Sulmuesi me hanxhar i plagosi dy police


Autoritetet në Belgjikë thonë se dy police të Belgijkës janë plagosur sot nga një azilant me hanxhar, i cili ka brohoritur “Allahu akbar”, derisa e ka kryer sulmin.

Njëra prej policeve ka pësuar prerje të thella dhe është dërguar në spital.

Ky sulm, që u bë pas një vargu të sulmeve me thika dhe armë në gjithë Evropën, përfshirë disa që ishin të ndërlidhur me motive terroriste, ka ndodhur në qytetin Sharlerua, afro 50 kilometra në jug të Brukselit.

Agjencai e lajmeve, Belga, ka raportuar se sulmuesi ishte qëlluar dhe plagosur nga polici i tretë.

Policia në Sharlerua tha se sulmuesi ishte “qëlluar por ishte gjallë”.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michell, e ka dënuar këtë sulm, ndërsa ministri i brendshëm, Jan Jambon, ka vlerësuar se ky sulm ishte “akt i turpshëm”.

Belgjika mbetet në gjendje të alarmit më të lartë për sulm terrorist, prej 22 marsit, kur tre sulmues vetëvrasës me bombë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, i vranë 32 vetë dhe i plagosën më se 300 të tjerë në Bruksel.

XS
SM
MD
LG