Ndërlidhjet

Olimpiadë: Eksplodim i kontrolluar i një valixheje afër shtegut të çiklistëve


Pamje nga hapja solemne e Lojërave Olimpike në Brazil

Pamje nga hapja solemne e Lojërave Olimpike në Brazil

Zyrtarët për siguri publike në Rio-de-Zhanejro thonë se eksplodimi i dëgjuar sot afër linjës së finishit në shtegun e çiklistëve në Olimpiadë, ishte shpërthim i kontrolluar i një valixheje të pambikëqyrur.

Anëtarët e ekipit special të policisë për bomba me veshje mbrojtëse, kishin operuar afër vendit të shpërthimit, ndërsa dhjetëra policë ushtarakë e kishin bllokuar atë hapësirë.

Nga eksplodimi është dridhur terreni afër vijës së finishit, ndërsa çiklistët ishin 70 kilometra larg përfundimit të garës.

Gara është lejuar të vazhdoj dhe shtegu nuk ka ndryshuar.

Askush nuk ishte evakuuar menjëherë dhe nuk ka pasur lëndime.

Gjatë ditëve të fundit, ekipet speciale për bomba i kanë detonuar disa valixhe të pambikëqyrura me anë të eksplodimit të kontrolluar në Rio.

XS
SM
MD
LG