Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgji: Janë gjetur trupat e pajetë të 4 alpinistëve të jashtëm


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e jashtme e Gjeorgjisë thotë se janë gjetur trupat e katër alpinistëve të jashtëm në malin Ushba, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.

Autoritetet nuk i kanë publikuar menjëherë emrat e alipistëve të vdekur, por thanë se janë dy shtetas izraelit, një rus dhe një estonez.

Ekipet e shpëtimit, të cilat i gjetën trupat e alipinsitëve dje herët në mëngjes, i kanë ngarkuar ata në helikopter dhe i kanë dërguar në kryeqytetin Tbilisi.

Zyrtarë të qeverisë lokale në Mestia thanë se autoritetet konsiderojnë se alpinistët janë rrëzuar në një humnerë dhe kanë vdekur menjëherë.

XS
SM
MD
LG