Ndërlidhjet

Pound: Kritika KON-it për shkak të skandalit të dopingut në Rusi


Ilustrim
Ilustrim

Anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Dick Pound, i cili njëherësh e kryeson Agjencinë Botërore Kundër Dopingut (WADA), e ka kritikuar KON-in për atë që ai thotë se është mungesë e “lidershipit moral” lidhur me skandalin e dopingut të sponzorizuar nga shteti në Rusi.

Zoti Pound tha se KON-i tash ballafaqohet me përpjekje për ripërtritjen e besueshmërisë për shkak të mënyrës se si e menaxhoi skandalin e dopingut të sportistëve rusë.

Në komentet e tij të publikuara mbrëmë në gazetën kanadeze, Globe and Mail, zoti Pound ka shkruar se është “shumë i pakënaqur nga mungesa e vendosmërisë së KON-it për menaxhimin e mashtrimit të dëshmuar të sponzorizuar nga qeveria” nga vendi “që ka treguar mospërfillje komplete për rregullat e lojës”.

Në raportin për agjencinë WADA të juristit kanadez, Richard McLaren, është zbuluar dëshmia e “sistemit të diktuar nga shteti” të mashtrimit me përdorim të substancave të palejuara nga sportistët në Rusi.

Më se 100 sportistëve rusë, KON-i nuk u ka lejuar pjesëmarrje në Lojërat Olimpike në Brazil, por ka vendosur kundër ndalesës komplete të pjesëmarrjes së seleksionit të Rusisë në Rio-de-Zhanejro.

XS
SM
MD
LG