Ndërlidhjet

Belgjikë: Autoritetet thonë se sulmi me hanxhar ishte akt terrorist


Policia e Belgjikës në gjendje gatishmërie pas sulmit të djeshëm me hanxhar në qytetin Sharlerua
Policia e Belgjikës në gjendje gatishmërie pas sulmit të djeshëm me hanxhar në qytetin Sharlerua

Hetimet lidhur me sulmin me hanxhar, nga i cili dje u plagosën dy police të Belgjikës, kanë vazhduar, por autoritetet po e trajtojnë këtë incident si akt terrori.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, tha sot se brohoritjet e sulmuesit “Allahu akbar” kanë ndikuar në vendimin që hetimet të zhvillohen për “përpjekje për vrasje terroriste”.

Njëra prej policeve pësoi prerje të thella dhe është në spital.

Incidenti, që ndodhi pas valës së sulmeve me thikë dhe armë në gjithë Evropën, përfshirë disa që ndërlidhen me motive terroriste, ka ndodhur në qytetin Sharlerua, që është 50 kilometra në jug të Brukselit.

Agjencia Bela pat raportuar se sulmuesi ishte qëlluar nga polici i tretë.

Transmetuesi i belgjikës, VTM, më vonë ka raportuar se sulmuesi kishte vdekur nga plagët e pësuara.

Belgjika mbetet në alarm të nivelit më të lartë për sulme terroriste, prej 22 marsit, kur tre sulmues vetëvrasës të Shtetit Islamik, i vranë 32 vetë dhe i plagosën më tepër se 300 të tjerë në Bruksel.

XS
SM
MD
LG