Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga shpërthimi në spital – së paku 30 të vrarë


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Kueta të Pakistanit

Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Kueta të Pakistanit

Së paku 30 vetë janë vrarë nga eksplodimi në hyrjen kryesore në një spital në qytetin Kueta, në pjesën jugperëndimore të Pakistanit.

Policia tha se janë plagosur edhe dhjetëra të tjerë nga eksplodimi i sotëm, që ka ndodhur pak kohë pasi trupi i i një avokati të njohur të vrarë ishte sjellë në spital.

Askush nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për këtë sulm në hyrje të spitalit.

Autoritetet në provincën Baloçistan thanë se po zhvillohen hetime.

Po ashtu, ende mbetet e panjohur se kush kishte dorë në vrasjen e avokatit, Kilal Kasi, i cili u qëllua sot më herët me të shtëna nga arma derisa shkonte në gjykatë.

XS
SM
MD
LG