Ndërlidhjet

Kabul: Janë rrëmbyer një amerikan dhe një australian


Pamje e Kabulit

Pamje e Kabulit

Një shtetas amerikan dhe një australian janë rrëmbyer mbrëmë vonë në kryeqytetin Kabul në Afganistan.

Zyrtarët thanë sot se të dy personat ishin rrëmbyer nga veturat e tyre nga persona të armatosur me uniforma ushtarake, në rrugën kryesore afër Universitetit Amerikan të Afganistanit.

Besohet se ata ishin punonjës të këtij universiteti.

Zyrtarët amerikanë dhe australianë thanë se ata kanë njohuri për këto raporte për rrëmbim dhe se po synojnë qartësime.

XS
SM
MD
LG