Ndërlidhjet

Olimpiadë: Tenisti Gjokoviq i Serbisë pësoi disfatë


Novak Gjokoviq gjatë një stërvitjeje në Olimpiadën e Rios

Novak Gjokoviq gjatë një stërvitjeje në Olimpiadën e Rios

Numri 1 i tenisit botëror, Novak Gjokoviq, nga Serbia, ka humbur në xhiron e parë të garave individuale të tenisit në Olimpiadën në Rio-de-Zhanejro dhe është eliminuar nga garat e mëtejshme.

Gjokoviq është eliminuar nga tenisti argjentinas, Juan Martin del Potro, i cili e kishte mundur Gjokoviqin edhe në duelin për medalje të bronztë në Olimpiadën e Londrës, para katër vitesh.

Del Potro, 27 vjeçar, radhitet i 145 në listën e tenistëve më të mirë botërorë. Ai i ka pasur disa operacione të dorës, që e kishin vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në garat e tenisit.

Një befasi tjetër e madhe në tenis, ka ndodhur në turneun e çifteve të femrave, pasi motrat amerikane, Venus dhe Serena Williams, pësuan disfatë në xhiron e parë nga çifti çek, Lucie Safarova – Barbora Strycova.

XS
SM
MD
LG