Ndërlidhjet

Pakistan: Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës arriti në 45 vetë


Vullnetarët pakistanezë duke i ndihmuar të plagosurit nga sulmi i sotëm vetëvrasës afër një spitali në qytetin Kueta
Vullnetarët pakistanezë duke i ndihmuar të plagosurit nga sulmi i sotëm vetëvrasës afër një spitali në qytetin Kueta

Së paku 45 vetë janë vrarë nga sulmi vetëvrasës në një spital në qytetin Kueta, në pjesën jugperëndimore të Pakistanit.

Policia tha se janë plagosur edhe dhjetëra të tjerë nga eksplodimi i sotëm, që ka ndodhur pak kohë pasi trupi i i një avokati të njohur të vrarë ishte sjellë në spital.

Ministri provincial i brendshëm, Sarfraz Bugti, e ka dënuar sulmin, duke e cilësuar si “akt të terrorizmit”.

Askush nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për këtë sulm kundër spitalit.

Autoritetet në provincën Baloçistan thanë se po zhvillohen hetime.

Po ashtu, ende mbetet e panjohur se kush kishte dorë në vrasjen e avokatit, Bilal Kasi, i cili u qëllua sot më herët me të shtëna nga arma, derisa shkonte në gjykatë.

Stacionet lokale televizive kanë transmetuar pamje ku shihen njerëzit duke vrapuar në rrëmujë nëpër oborrin e spitalit.

Policia tha se pjesa më e madhe e të vrarëve ishin avokatë, që ishin tubuar pasi trupi i kolegut të vrarë Kasi ishte sjellur në spital.

XS
SM
MD
LG