Ndërlidhjet

Lukin: Moslejimi i paralimpikëve rusë – shkelje e të drejtave të njeriut


Pamje nga garat e paralimpikëve
Pamje nga garat e paralimpikëve

Presidenti i Komitetit Paralimpik të Rusisë, Vladimir Lukin, tha se vendimi për moslejimin e sportistëve rusë për të marrë pjesë në Lojërat Paralimpike, muajin e ardhshëm në Rio-de-Zhanejro, për shkak të akuzave për doping, është shkelje serioze e të drejtave të njeriut.

Mëtutje, në një konferencë për gazetarë, sot në Moskë, zoti Lukin tha se pjesa më e madhe e paralimpikëve rusë nuk ishin fajtorë për doping dhe ai ishte i gatshëm të dëshmoj se ekipi rus i kishte plotësuar obligimet e veta kundër dopingut.

“Shumica e madhe e sportistëve, të cilëve nuk u lejohet pjesëmarrja në lojëra, ishin absolutisht sportistë të pastër”, th Lukin dhe ka shtuar se ai ka dëshmi se seleksioni i Rusisë ka udhëhequr program të ashpër kundër dopingut.

Këto komente u bënë pasi presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Philip Crave, tha të shtunën se paralimpikët rusë ishin pjesë e sistemit të thyer, që ishte mbikëqyrur nga qeveria e Rusisë dhe e ka suspenduar pjesëmarrjen e Komitetit Paralimpik të Rusisë, në garat që mbahen prej 7 e deri më 18 shtator në Rio-de-Zhanejro.

XS
SM
MD
LG