Ndërlidhjet

Prishtinë: Sërish protestohet kundër korrupsionit 


Fotografi arkivi e Prishtinës
Fotografi arkivi e Prishtinës

Një grup i qytetarëve po e vazhdon sot marshin protestues kundër krimit dhe korrupsionit, të nxitura pas publikimit të përgjimeve të disa bisedave telefonike të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Protesta është thirrur përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ditën e premte të javës se kaluar për të vazhduar edhe sot në qendër të Prishtinës.

Ndryshe gazeta në internet Insajderi.com, që një javë është duke publikuar bisedat e përgjuara telefonike të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci më zyrtarë të lartë të Partisë, që sipas gazetës, shfaqin ndikimin e ushtruar nga kjo parti në emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici.

XS
SM
MD
LG