Ndërlidhjet

Trump: Clinton, fajtore për ekzekutimin e spiunit iranian 


Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump

Kandidati republikan për president të SHBA-ve ka thënë se emailat e rivales së tij nga demokratët, Hillary Clinton mund të jenë përgjegjës për vdekjen e një shkencëtari iranian që është ekzekutuar me dyshimin se ka spiunuar për amerikanët.

“Shumë njerëz janë duke thënë se iranianët e kanë vrarë shkencëtarin i cili i ka ndihmuar SHBA-të për shkak të emailave të zbuluar të Hillary Clintonit”, ka shkruar ai në “Tëitter” më 8 gusht.

Senatori Tom Cotton, përkrahës i Trumpit gjithashtu ka sygjeruar se ka një lidhje në mes të emailave të kandidates demokrate të dërguar në kohën kur ajo ishte sekretare e shtetit në vitin 2010 dhe ekzekutimit të Shahram Amirit më 7 gusht.

Cotton i ka thënë CBS-së se “ka pasur biseda në mes të këshilltarëve të saj kryesor rreth këtij zotëriut” në komunikimet e saj, të cilat janë publikuar vitin e kaluar pasi sistemi i saj privat i komunikimit është vënë nën hetim.

Amiri, i cili ka pasur informacione rreth programit sekret bërthamor të Iranit, kishte shkuar në SHBA në vitin 2009 dhe një vit më pas ishte kthyer në Iran duke thënë se ishte kidnapuar nga CIA. Fillimisht ishte përshendetur si hero, por më pas ishte zhdukur.

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni Ejeie më 7 gusht ka thënë se Amiri është ekzektuar pasi “ka zbuluar sekretet kryesore të shtetit te armiku”.

Fushta e Clintonit ende nuk iu është përgjigjur akuzave.

XS
SM
MD
LG