Ndërlidhjet

Gara olimpike në not, King e mund rusen Yefimova 


Amerikanja, Lilly King pozon me medalen e saj të artë afër ruses, Yulia Yefimova

Amerikanja, Lilly King pozon me medalen e saj të artë afër ruses, Yulia Yefimova

Amerikanja, Lilly King e ka mundur notaren ruse, Yulia Yefimova, duke e fituar medalen e artë në garën e notit prej 100 metrave në një përballje që është karakterizuar nga akuzat për doping.

24 vjeçarja Yefimova, kampionja aktuale e botës e ka fituar medalen e argjentë në Rio, ndërsa pjesëmarrja e saj në këtë Olimpiadë është konfirmuar vetëm një ditë para nisjes së Lojërave Verore Olimpike pasi fillimisht ishte pezulluar si pasojë e abuzimit me substanca të ndaluara.

19 vjeçarja amerikane, King, hapur ka deklaruar se ajo nuk beson që Yefimova duhej të lejohej të garojë. Shumë spektatorë duket se janë pajtuar me këtë qëndrim pasi me të dal para pishinës ku do të mbahej gara, Yefimova është fishkëllyer nga të pranishmit.

Në fitoren e saj, King e ka thyer edhe rekordin e kësja gare duke e përfunduar atë për 1 minutë e 4.93 sekonda.

“Mendoj se kjo e verifikon se mund të garosh e pastër (nga dopingu) dhe sërish të dalësh e para”, ka thënë pas fitores, King.

“Nuk e di se si arrita finalen”, ka thënë Yefimova duke qarë dhe ka shtuar, “por, tani kjo është e tëra ajo që mund të bëja”.

XS
SM
MD
LG