Ndërlidhjet

logo-print

Delta parashikon më shumë anulime të fluturimeve 


Ilustrim

Ilustrim

Delta Air Lines ka paralajmëruar më shumë anulime të fluturimeve derisa kompania amerikane është duke bërë përpjekje të sanojë problemin me energji elektrike pas një problemi kompjuterik që shkaktojë probleme për kompaninë në tërë botën.

Agjencia me seli në Atlanta, një nga më të mëdhat e botës, ka thënë se mbi 100 fluturime do të anulohen, ndërsa 200 të tjera kanë vonesa më 9 gusht.

Këto shifra pritet të rriten derisa agjencia po bën përpjekje që të rregullojë telashet e shkaktuara nga problemi kompjuterik me energji elektrike.

“Sistemi është tërësisht funksional, ndërsa fluturimet kanë vazhduar pas disa orësh, sidoqoftë anulimet mbesin derisa përpjekjet për sanimin e dëmeve vazhdojnë”, ka njoftuar Delta përmes një komunikate të dërguar mediave më 8 gusht.

Ndërpreja e energjisë elektrike në zyret qëndrore në Atlanta e ka dëmtuar sistemin kompjuterik global të kompanisë më 8 gusht, duke e nxitur kështu anulimin e rreth 900 fluturimeve.

XS
SM
MD
LG