Ndërlidhjet

Pogba rikthehet në ManUnited për një shumë rekorde


Mesfushori francez, Paul Pogba

Mesfushori francez, Paul Pogba

Mesgushori francez, Paul Pogba i është bashkuar Manchester United duke u kthyer në ligën angleze nga kampioni italian, Juventus për një shumë rekorde prej 105 milionë eurove.

Pogba e ka nënshkruar kontratën pesë vjeçare me mundësinë për më shumë vjet angazhim, njofton ekipi i Manchesterit më 9 gusht.

Kështu, trajneri i ri i ekipit, Jose Mourinho po vazhdon të ndertojë ekipin e tij që për këtë sezon është jashtë Ligës së Kampionoëve.

Pogba ishte një futbollist premtues 19 vjeçar, kur u largua nga ekipi i Anglisë veriore, kur kontrata e tij përfundojë para katër vjetësh.

Pogba tani rikthehet si një nga talentët më të pëlqyer pas katër titujsh të fituar me ekipin italian në Serie A dhe për një pagesë që ia kalon edhe rekordin të vënë më 2013 nga Gareth Bale kur vendosi ta lë Totenhamin për Real Madridin.

XS
SM
MD
LG