Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Maqedoni


Vërshimet në Maqedoni
Vërshimet në Maqedoni

Ka mbërritur në 22 numri i viktimave nga vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Maqedoni, pasi mbrëmë, në lagjen “Çento” është gjetur trupi i një djaloshit 12 vjeçar, i cili kishte humbur jetën nga përmbytjet. Ai, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka qenë duke lëvizur me traktor bashkë me gjyshin e tij nëpër Qarkoren e Shkupit.

“Njësitet e specializuara vazhdojnë po vazhdojnë kërkimet edhe për një foshnje, vajzë 16 muajshe, e cila dje është lajmëruar si e humbur, pasi i ka ikur nga duart babait të saj përderisa ka qenë duke udhëtuar në qarkoren e Shkupit”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e dikasterit të policisë, Liza Bedeska. Ajo ka konfirmuar se gjer më tani nuk janë lajmëruar të zhdukur të tjerë.

XS
SM
MD
LG