Ndërlidhjet

logo-print

OKB bën thirrje për ndërprerje të luftimeve në Alepo 


Një pjesë e qytetit të Alepos

Një pjesë e qytetit të Alepos

Kombet e Bashkuara ka bërë thirrje për “pauzë humanitare” në luftimet që po zhvillohen në qytetin verior sirian të Alepos.

Zyrtarët për ndihmë humanitare të OKB-së më 9 gusht kanë thënë se infrastruktura e energjisë elektrike dhe ajo e ujit është dëmtuar gjatë luftimeve dhe ajo ka nevojë të riparohet.

Megjithë apelin, aktivistët sirianë kanë thënë se aeroplanët qeveritarë kanë vazhduar bombardimin e pozicioneve që kontrollohen nga rebelët.

Sulmet ajrore dhe granatimi ka vazhduar derisa palët e përfshira në konflikt kanë rritur numrin e luftetarëve në Alepo, dhe pasi militantët e kanë thyer rrethimin e qytetit nga forcat qeveritare duke ia ndërprerë regjimit një rrugë të rëndësishme pushtetit në qytetin në të cilin po luftohet.

XS
SM
MD
LG