Ndërlidhjet

logo-print

Kosova dërgon një ekip të emergjencave për të ndihmuar Maqedoninë


Nisja e ekipit të emergjencave nga Kosova për në Maqedoni

Nisja e ekipit të emergjencave nga Kosova për në Maqedoni

Pas vërshimeve që ndodhën këto ditë në Shkup dhe pas kërkesë së shtruar nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim e Republikës së Maqedonisë, Kosova ka dërguar një ekip nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të ndihmuar vendin fqinjë në menaxhimin e situatës.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra, e përcolli këtë ekip duke e udhëzuar për rregullat, procedurat dhe operacionet që do t’i kryejnë atje ne mbështetje të qytetarëve të goditur nga fatkeqësia, thuhet një komunikatat ë lëshuar për media.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Maqedonisë, tani për tani më së shumti ka nevojë për pompa thithëse 800-1500 litra. Pasi që ne kemi kapacitete të tilla, në përgjigje të kërkesës së kësaj drejtorie, ekipi i AME-së udhëtoi për në Shkup me këtë përbërje: tetë pjesëtarë, tre automjete, dy automjete me 4 pompa thithëse, gjithsejtë katër pompa 800-1500 litra dhe një automjet i komandës dhe mbështetjes logjistike”, thuhet në komunikatë.

Ekipi nga Kosova do të qëndrojë në mbështetje të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Maqedonisë, deri me datë 12 gusht dhe gjatë kësaj kohe, do të kryej operacione të shkarkimit (thithjes) të ujërave nga shtëpitë e përmbytura nga vërshimet.

XS
SM
MD
LG