Ndërlidhjet

logo-print

Mjet i dyshuar shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës 


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në ballkonin e një shtëpie (e cila besohet se është pronë e kryetarit të komisionit shtetëror për caktimin e vijës kufitare të Kosovës, Murat Meha) gjendet një mjet i dyshuar i pa shpërthyer (granatë dore).

“Njësitë relevante policore që merren me trajtimin e rasteve të tilla kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, ka thënë zëdhënëses i policisë, Daut Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Murat Meha ishte në krye të komisionit që arriti finalizimin teknik të marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin, e cila më pas u nënshkrua nga qeveritë e Kosovës dhe Malit të Zi dhe tani pritet të dal në kuvend për ratifikim.

Opozita e ka kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje duke e cilësuar se ajo është e dëmshme dhe i humb mbi 8 mijë hektarë tokë Kosovës.

XS
SM
MD
LG