Ndërlidhjet

Policia shpërthen në mënyrë të kontrolluar mjetin në shtëpinë e Murat Mehës


Murat Meha
Murat Meha

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se njësitet e veçanta që merren me trajtimin e mjeteve te pa eksploduara, kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar mjetin e dyshuar në shtëpinë e kryetarit të komisionit shtetëror për caktimin e vijës kufitare të Kosovës, Murat Meha.

Shpërthimi u tha se është kryer me sukses dhe pa asnjë incident.

“Njësitet policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kane ndërmarr të gjitha masat e sigurisë, me që rast janë angazhuar edhe njësitet e veçanta që merren me trajtimin e mjeteve te pa eksploduara, te cilat njësite kanë shpërthyer mjetin e dyshuar në mënyrë te kontrolluar pa asnjë incident”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha ka shtuar se Polica e Kosovës është duke kryer hetimet me këtë rast.

Në anën tjetër, Murat Meha ka thënë se “ky është një sulm ndaj familjes time që po bëhet prej dorës së zgjatur që po mundohen të rrezikojnë gjithçka, madje edhe familjen time”.

XS
SM
MD
LG