Ndërlidhjet

logo-print

Putin, Erdogan: Përkushtim për ripëtritjen e raporteve


Pamje nga takimi i sotëm Putin - Erdogan (majtas)

Pamje nga takimi i sotëm Putin - Erdogan (majtas)

Pas takimit në Shën Petersburg të Rusisë, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thanë se pritoritet është sjellja e lidhjeve ndërmjet dy vendeve në nivelin e para krizës.

Presidenti Vladimir Putin, tha sot se Rusia do t’i ndalë hap pas hapi sanksionet kundër Turqisë.

“Para nesh qëndron punë e vështirë për ripërtritje të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”,tha Putin dhe ka shtuar se “ky proces tashmë ka filluar dhe do të marrë kohë”.

Duke e quajtur Putinin “mik të dashur”, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se të dy vendet mund t’i ripërtrijnë lidhjet e dëmtuara dhe bile t’i bëjnë ato më intensive.

Takimi i sotëm në Shën Petersbuirg të Rusisë ishte i pari takim ballë për ballë ndërmjet presidentëve të dy vendeve, prej muajit nëntor të vitit të kaluar, kur marrëdhëniet ishin përkeqësuar për shkak se Turqia e rrëzoi një aeroplan luftarak të Rusisë përgjatë kufirit të Sirisë.

Pas kësaj Rusia ndërmori sanksione ekonomike kundër Turqisë.

Bisedimet Putin - Erdogan u bënë në periudhën e rritjes së tensioneve në raportet e Ankarasë me perëndimin, pas puçit të dështuar ushtarak në Turqi, gjatë të cilit u vranë 230 vetë.

Turqia e akuzon perëndimin se ka treguar më tepër shqetësim për goditjen pas puçit se sa për vetë grushtshtetin.

XS
SM
MD
LG