Ndërlidhjet

Irak: Refuzohen akuzat për korrupsion kundër kryetarit të parlamentit


Pamje nga një seancë e Parlamentit të Irakut
Pamje nga një seancë e Parlamentit të Irakut

Një gjykatë në Irak i ka hedhur poshtë akuzat për korrupsiomn kundër kryetarit të parlamentit, Salim al-Jaburi.

Këto akuza për ryshfet ishin paraqitur më 1 gusht në parlament nga ministri i mbrojtjes i Irakut, Khalid al-Obeidi, i cili tha se Jaburi dhe disa ligjvënës të tjerë, janë të korruptuar dhe ishin përpjekur ta shantazhonin atë.

Zoti Jaburi i ka hedhur poshtë akuzat.

Por, një zëdhësë i gjyqësisë tha se një gjykatë në kryeqytetin Bagdad, sot i ka hedhur poshtë akuzat kundër Jaburit për shkak të mungesës së provave.

Nuk është i qartë fati i personave të tjerë të akuzuar nga ministri Obeidi.

XS
SM
MD
LG