Ndërlidhjet

Rusi: Protestë kundër legjislacionit të ri antiterror


Pamje nga Moska
Pamje nga Moska

Disa qindra njerëz kanë protestuar mbrëmë në një park në kryeqytetin Moskë në Rusi, kundër legjislacionit të ri antiterror, për të cilin kritikët thonë se paraqet shkelje masive të privatësisë dhe lirive civile.

Pakoja e legjislacioneve dhe amandamenteve e nënshkruar nga presidenti, Vladimir Putin, muajin e kaluar, përfshinë dënime për ekstremizëm dhe terrorizëm dhe mbajtje të individëve përgjegjës penalisht, nëse ata dështojnë të raportojnë tek autoritetet lidhur me krime të caktuara.

“Në këtë legjislacion gjenden disa gjëra të tmerrshme dhe shumë gjëra jokushtetuese”, tha kritiku i Kremlinit, Anton Nossik.

XS
SM
MD
LG