Ndërlidhjet

Trump shkakton zemërim me referencën për armë ndaj rivales Clinton


Hillary Clinton dhe Donald Trump
Hillary Clinton dhe Donald Trump

Kandidati republikan presidencial në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka shkaktuar zemërim të madh, pasi duket se ka sugjeruar që pronarët e armëve mund të përgjigjen në mënyrë të dhunshme ndaj rivales së tij demokrate, Hillary Clinton.

Këto deklarime të zotit Trump në një fushatë të djeshme, ishin të fundit në serinë e komenteve të papritura, me të cilat duket se ka fituar mbështetje në mesin e disa votuesve, por e ka humbur përkrahjen nga republikanët e njohur.

Zoti Trump ka thënë se do të ishte “ditë e tmerrshme” nëse Hillary Clinton do të zgjedhej dhe do të duhej t’i emëronte gjyqtarët e Gjykatës Supreme, që aktualisht e ka një vend të zbrazur, pas vdekjes së një gjyqtari më herët këtë vit. Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka nëntë anëtarë.

Pastaj Trump i është referuar Amandamentit të Dytë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, që ka të bëjë me të drejtën për të pasur armë.

“Nëse ajo (Clinton) i zgjedh gjyqtarët e saj, asgjë ju njerëz nuk mund të bëni”, i tha Trump turmës dhe shtoi se “megjithqë njerëzit e Amandamentit të Dytë, ndoshta ekzistojnë, nuk e dij”.

Fushata e zotit Trump më vonë e ka publikuar një deklaratë ku synohej qartësimi i komenteve, duke thënë se referenca e tij nënkuptonte se si ky amandament i bashkon njerëzit.

Shumë hulumtime kombëtare të opinionit në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se zonja Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit, udhëheq kundër rivalit Trump me epërsi të theksuar.

Zgjedhjet kombëtare presidenciale në Shtetet e Bashkuara zhvillohen më 8 nëntor.

XS
SM
MD
LG