Ndërlidhjet

Turqi: Nga bomba – 3 ushtarë të vrarë dhe 10 të plagosur


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët e sigurisë në Turqi thonë se 3 ushtarë turq janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur nga eksplodimi i një bombe në pjesën juglindore të këtij vendi.

Këta zyrtarë thanë se shpërthimi i sotëm afër kufirit të Turqisë me Irakun, ishte shkaktuar nga një bombë e prodhimit shtëpiak, që ishte aktivizuar derisa atypari kalonte një makinë e blinduar ushtarake.

Në raportet e para thuhej se ishin vrarë pesë ushtarë dhe plagosur tetë të tjerë.

Zyrtarët e sigurisë së Turqisë thonë se mendojnë se sulmi ishte kryer nga militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që në Turqi është joligjore.

PKK nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohet organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG