Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi i ndan këngëtares Dua Lipa Medaljen e Meritave


Presidenti i Kosovës, Thaçi i ka ndarë Medaljen e Meritave këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e cila një ditë më parë mbajti një koncert humanitar në Prishtinë. Thaçi ka thënë se të gjithë duhet të krenohen me suksesin e këngëtares Dua Lipa.

“Suksesi i Duas është suksesi i të gjithë që krenohemi të gjithë. Për të sotmen dhe të ardhmen dhe besoj që ky është vetëm fillimi. Ky ishte viti i Kosovës, i Duas, i Majlindës, i Ritës dhe gjithë atyre sportistëve, futbollistëve kosovarë nëpër botë”, ka thënë Thaçi.

"Si president i Kosovës kam nderin dhe kënaqësinë t’i dhurojë Dua Lipës këtë Medalje të Meritave”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, Dua Lipa është ndjerë e privilegjuar që ka pranuar këtë çmim duke thënë se është krenare që është shqiptare.

“Po ndihem shumë e lumtur dhe jam shumëkrenare që jam shqiptare. Jam shumë e lumtur që mund ta prezantoj vendin tim. Është një ndjenjë e pa përshkruar”, ka thënë këngëtarja Lipa, e njohur për shumë këngë në arenën e muzikës botërore.

XS
SM
MD
LG