Ndërlidhjet

AGK e dënon “bllokimin” e Kuvendit të Kosovës për gazetarë


Pamje nga një pjesë e Prishtinës
Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Dhjetëra gazetarë nuk janë lejuar që të përcjellin nga afër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“Pjesëtarët e sigurimit ua kanë pamundësuar gazetarëve lëvizjen nëpër hapësirat e kuvendit, gjë që paraqet problem serioz për gazetarët në informimin e drejt të qytetarëve”, theksohet mëtutje në reagim dhe shtohet se “zhvillimet politike, çfarëdo qofshin ato nuk bënë të shtyjnë asnjë institucion që t'i bllokojë gazetarët në kryerjen e punëve të tyre”.

“Ky veprim nuk bënë të përsëritet asnjëherë, ndryshe do të këtë organizim të komunitetit tonë në kundërshtimin e këtyre veprimeve”, thuhet në fund të reagimit të AGK-së.

XS
SM
MD
LG