Ndërlidhjet

logo-print

Autoritetet malazeze ndalojnë dy deputetë dhe disa qytetarë të Kosovës në Zhlep


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se autoritetet malazeze kanë ndaluar dy deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe disa qytetarë të cilët kishin kaluar kufirin me Malin e Zi.

“Një grup qytetarësh duke përfshire edhe dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, me një autobus dhe automjete private pasi kanë kaluar kufirin e Republikës së Kosovës, janë ndaluar nga autoritetet e Malit të Zi. Nuk është shënuar ndonjë incident, përderisa pas një ndalese aty të njëjtit janë kthyer në territorin e Kosovës”, tha Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

Të mërkurën, Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme kishin organizuar një aktivitet, të cilët në mënyre të organizuar, kishin shkuar në bjeshkën e quajtur “Zhlep”, në kufi me Malin e Zi, e që sipas tyre, ky territor i takon Kosovës.

“Qëllimi i këtij organizimi është bashkimi ynë, vizita e bjeshkës tonë dhe kundërshtimi ynë që kjo pjesë e Kosovës, bjeshkë e fshatit tonë të mos kalojë në pronësi të Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Fshatit.

Ndryshe, Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ka ngjallur për afër një vit reagime të fuqishme të opozitës, e cila bllokoi punimet e kuvendit duke përdorur edhe gazin lotsjellës.

Kurse tani kur çështja është në prag të votimit, opozita paralajmëron edhe reagime tjera, qofshin ato protesta apo edhe përshkallëzim të situatës së sigurisë vetëm e vetëm që të mos lejohet ratifikimi i Demarkacion it aktual me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG