Ndërlidhjet

FBS pretendon se forcat ukrainase ishin përpjekur të depërtonin në Krime


Pamje e pjesëtarëve të forcave ruse
Pamje e pjesëtarëve të forcave ruse

Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB) tha sot se e ka parandaluar një inkursion ushtarak të forcave ukrainase në Krime, cak i të cilave ishte infrastruktura kritike.

FSB tha, po ashtu, se një ushtar rus dhe një pjesëtar i FSB-së janë vrarë gjatë përleshjeve para dy ditësh.

Një zëdhëmës i shërbimit të inteligjencës së Ukrainës i ka hedhur poshtë pretendimet se forcat ukrainase janë përpjekur të kalojnë nëpër pozicionet e forcave ruse për të arritur në gadishullin e Krimesë.

Krimeja është gadishull i Ukrainës, që është okupuar dhe aneksuar ilegalisht nga Rusia, në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG