Ndërlidhjet

Ankaraja insiston, perëndimi nuk po e përkrah Turqinë 


Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Shteti turk ka pritur përkrahje nga aleatët e saj perëndimor pas grushtshtetit të dështuar të muajit të kaluar, ka thënë Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Prej 15 korrikut kur dështojë puçi, asnjë lider perëndimor nuk e ka vizituar Turqinë, ka thënë më tej Klain.

Duke folur para gazetarëve në Ankara, ai ka shtuar se gjithashtu është e pasaktë kur mediat e perëndimit të përdorin termin “spastrim” për veprimet e pushtetit pas puçit.

Ibrahim Kalin ka thënë se masat e ndërmara ndaj të dyshuarve si përkrahës të grushshtetit janë normale pasi ato sigurojnë që një puç i ri nuk do të mund të ndodhë.

XS
SM
MD
LG