Ndërlidhjet

Sulmohet fizikisht një lider opozitar rus 


Lideri opozitar rus, Mikhail Kasjanov

Lideri opozitar rus, Mikhail Kasjanov

Lideri i partisë opozitare ruse, PARNAS, Mikhail Kasjanov, raportohet të jetë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në qytetin jugor të Stavropolit.

Një zyrtar i kësaj partie, Andrei Zubov i ka thënë një mediumi rus se grupi prej 25 deri në 30 veta e kanë sulmuar Kasjanovin në afërsi të një hoteli, më 10 gusht.

Sulmuesit i kanë rënë disa herë opozitarit rus dhe ia kanë shqyer këmishën, thotë Zubov.

Ai ka shtuar se sulmuesit janë përkrahës të Lëvizjës të Çlirimit Popullor që është përkrahës i presidentit rus, Putin, duke thënë se disa prej sulmuesve i ka parë në incidente të ngjajshme që janë kryer më parë.

Kjo parti e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Një tjetër zyrtar i lartë i kësaj partie, ish zëvendëskryeministri Boris Nemtsov, është vrarë me armë zjarri afër Kremlinit në shkurtin e vitit 2015.

XS
SM
MD
LG