Ndërlidhjet

Qytetarët protestojnë sërish kundër përgjimeve


Protesta e qytetarëve kundër përgjimeve
Protesta e qytetarëve kundër përgjimeve

Një grup i qytetarëve, për të tretën herë me radhë, kanë protestuar, përmes një marshi, kundër krimit dhe korrupsionit, të nxitur nga publikimi i përgjimeve të disa bisedave telefonike të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Protesta për herë të parë është thirrur përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ditën e premte të javës së kaluar, për të vazhduar të hënën me datë 8 gusht, si dhe sonte, në qendër të Prishtinës.

Përndryshe, gazeta në internet, Insajderi.com, që një javë është duke publikuar bisedat e përgjuara telefonike të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, me zyrtarë të lartë të Partisë, që sipas gazetës, shfaqin ndikimin e ushtruar nga kjo parti në emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici. (REL)

XS
SM
MD
LG