Ndërlidhjet

logo-print

Dutton: Azilkërkuesit raportojnë rrejshëm për përdhunime 


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i imigracionit i Australisë ka akuzuar azilkërkuesit që mbahen në kampet në Paqësor se rrejshëm po raportojnë për abuzime seksuale me qëllim që më pas të dërgohen për në Australi.

Peter Dutton ka thënë më 11 gusht se azil kërkuesit kanë gënjyer rreth abuzimit seksual, një ditë pasi një gazetë ka publikuar dokumente sekrete që flasin me detaje për abuzimet që dyshohet se kanë ndodhur në një qëndër për emigrantë.

“Më janë bërë të ditura disa incidente që janë raportuar rrejshëm me dyshimin për sulme seksuale. Këtë po e them pasi njerëzit kanë paguar para te trafikantët sepse duan të vijnë në vendin tonë”, ka thënë Dutton gjatë intervistës dhënë një radio australiane.

Më shumë se 2 mijë raporte të incidenteve të tilla kanë rrjedhur te zyra e gazetës britanike “The Guardian” në Australi të cilat flasin për dyshimet rreth përdhunimit, abuzimit seksual dhe incidenteve të tjera ndaj azil kërkuesve. Këto incidente përfshijnë fëmijë në gjysmën e raportimeve.

Raportet janë shkruar nga stafi i një qendre azilantësh në Nauru, shteti më i vogël ishull në botë.

Si pasojë e politikave të ashpra rreth imigrantëve. Azil kërkuesit që kapen duke u futur në Australi përmes anijeve dërgohen fillimisht në kampe të financuara nga Australia në Nauru dhe në ishujt e Manus.

Atyre ju thuhet se asnjëherë nuk do të mund të vendosen në Australi.

XS
SM
MD
LG