Ndërlidhjet

Vdiq Duka i Westminister, 10 miliardë sterlina i kalojnë djalit 


Pamje nga Londra
Pamje nga Londra

Miliarderi britanik, Gerald Cavendish Grosvenor, i cili pasurinë e ka krijuar me patundshmëri, ka vdekur në moshën 64 vjeçare, raporton Reuters lajmin e dhënë nga zëdhënësja e familjes.

I ndjeri e mbante edhe titullin Duka i Westministerit, ndërsa ka qenë mik i afërt edhe i familjes mbretërore të Britanisë së Madhe.

Duka i cili ka trasheguar hapësirë jashtëzakonisht të madhe të tokave në Londrën qëndrore dhe më tej, ka qenë personi i tretë më i pasur në Britani.

Pasuria e tij vlerësohet të jetë prej 9 deri në 10 miliardë sterlina, ndërsa kjo pasuri sipas mediave britanike i kalon djalit të tij 25 vjeçar, i cili gjithashtu e trashegon edhe titullin Duka i Westminsterit.

XS
SM
MD
LG