Ndërlidhjet

17 % e popullatës së BE-së nga 15 – 29 vjeç 


Ilustrim
Ilustrim

17 % e popullatës në tërë Bashkimin Evropian sipas të dhënave të publikuara sot nga Agjencia e Statistikave të BE-së, EUROSTAT janë të rinj.

Në tërësi, në 28 vendet anëtare të BE-së jetojnë 90 milionë njerëz të moshës në mes të 15 dhe 29 vjeç.

Kushtet e jetesës dhe shkollimit të këtyre të rinjëve sipas komunikatë së dërguar mediave nga EUROSTAT-i, dallon varësisht nga shteti anëtar i Bashkimit Evropian.

Në tërësi, rreth 5 milionë të rinjë të grup moshës 20 - 24 vjeç në BE nuk janë as të punësuar e as duke kryer ndonjë shkollim, apo trajnim, thuhet më tej në këtë komunikatë.

Të dhëna pozitive rreth këtij grupi të rinjëve në BE janë shënuar vetëm në Gjermani, Suedi, Republikën Çeke, Poloni dhe Bullgari.

Në të 18 vendet e tjera anëtare të BE-së, numri i të rinjëve të kësaj grup moshe që nuk janë të punësuar e as duke kryer ndonjë shkollim apo trajnim vetëm sa është përkeqësuar.

XS
SM
MD
LG