Ndërlidhjet

SHBA: Nuk ka evidencë që vërteton pretendimet ruse ndaj Krimesë


Ilustrim
Ilustrim

Ambasadori i Uashingtonit në Ukrainë thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë asgjë që vërteton pretendimet ruse për një sulm të Ukrainës në Krime.

Geoffrey Pyatt, përmes një postimi në Twitter më 11 gusht, tha se “Rusia ka një dosje të akuzave të shpeshta të pavërteta ndaj Ukrainës, për të shmangur vëmendjen nga veprimet e saj ilegale”.

Ai gjithashtu tha se sanksionet amerikane ndaj Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë, do të vazhdojnë deri sa ky territor t’i kthehet Ukrainës.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur Moska ka akuzuar Kievin se po provon ta destabilizojë Krimenë, përmes diversantëve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka akuzuar dje qeverinë e Ukrainës për “terror”, pasi një agjent rus dhe një ushtar thuhet se u vranë në Krime, në përpjekje për t’i penguar diversantët.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka quajtur pretendimet e Moskës si “të pakuptimta dhe cinike”.



XS
SM
MD
LG