Ndërlidhjet

Trupat në lindje të Ukrainës në “gjendje gatishmërie të lartë”


Trupat ukrainase gjatë ushtrimeve ushtarake në Lviv, 2 gusht 2016
Trupat ukrainase gjatë ushtrimeve ushtarake në Lviv, 2 gusht 2016

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se i ka udhëzuar të gjitha njësitë ushtarake në afërsi të Krimesë së ankesuar, e po ashtu edhe një rajonin Donbass në lindje të vendit, që të jenë në gjendje më të lartë të gatishmërisë, pas akuzave ruse për një ndërhyrje të Ukrainës në Krime.

Gjatë ditës, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës i ka thënë Reutersit se Ukraina është duke mbajtur ushtrime ushtarake të planifikuara në jug të Ukrainës, që nga 10 gushti.

Kjo deklaratë vjen pasi Kievi tha se Rusia ka grumbulluar më shumë trupa gjatë ditëve të fundit, të pajisura me pajisje modern, në kufirin e Ukrainës me Krimenë e aneksuar.

Oleh Slobodyan, zëdhënësi i rojave kufitare të Ukrainës, tha sot se “ne pa mëdyshje mund të themi se trupat ruse, të cilat janë aty që nga marsi, tani janë zëvendësuar me trupa tjera.”

Presidenti I Rusisë, Vladimir Putin, akuzoi dje Kievin se po provon që ta destabilizojë Krimenë, përmes diversantëve. Kievi I ka refuzuar akuzat e tilla, duke i quajtur “të pakuptimta dhe cinike”


XS
SM
MD
LG