Ndërlidhjet

logo-print

Ulen parashikimet e Agjencisë së Energjisë për kërkesat e naftës në 2017


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se nevojat globale për naftë nuk do të rriten në 2017, ashtu siç pritej, për shkak të parashikimeve më të dobëta për ekonominë botërore.

Në raportin mujor, të publikuar më 11 gusht, kjo Agjenci tha se e ka ulur parashikimin e saj për vitin 2017, në 1.2 milion fuçi në ditë për vitin e ardhshëm, që është 0.1 milion fuçi më pak në ditë sesa parashikohej më herët.

Në muajin korrik, kjo agjenci me bazë në Paris, që është e lidhur me Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, parashikoi nevojën për rritje për vitin 2017, në 1.3 milion fuçi në ditë.

Parashikimi i korrigjuar për vitin 2017 u bazua në parashikimet e përditësuara për rritje ekonomike të Fondit Monetar Ndërkombëtar të muajit korrik, kur edhe i ulën pjesërisht parashikimet për rritje, për shkak të referendumit të Britanisë së Madhe, për ta lëshuar Bashkimin Evropian.




XS
SM
MD
LG