Ndërlidhjet

Rregullatori rus dënon kompaninë Google me 6.8 milion dollarë


Ilustrim
Ilustrim

Rregullatori rus Anti Monopol e ka dënuar kompaninë Google me 438 milionë rubla, apo 6.8 milion dollarë, për shkelje të rregullave Anti trust me telefona mobilë.

Këtë njoftim e bëri të ditur sot Shërbimi Federal Anti Monopol i Rusisë.

Gjiganti i teknologjisë amerikane tha se do ta studiojë vendimin përpara se të vendos për hapat e radhës.

Pas ankesës së kompanisë ruse të internetit, Yandex, Shërbimi Federal Anti Monopol i Rusisë zbuloi se në shtator Google kishte shkelur rregullat ruse, duke kërkuar nga krijuesit e pajisjeve të telefonisë mobile që të instalojnë shërbimet e tyre, si parakusht për ta pasur opsionin Google Play në pajisjet ku mundësohej sistemi operativ, Android.

Raportohet se Google nuk kishte lejuar shërbimet e dorës së tretë, sikurse Yandex, që të instalohen nëpër pajisje telefonike, thuhet në njoftimin e Rregullatorit rus.

XS
SM
MD
LG