Ndërlidhjet

Në sulmet kundër IS-it në Siri njoftohet për të paktën 20 civilë të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Aktivistët sirianë thanë se sulmet ajrore që kishin për cak grupin e Shtetit Islamik në qytetin Raqqa të Sirisë kanë lënë të vrarë sot të paktën 20 civilë, në kohën kur Turqia fqinje po bën thirrje për bashkëpunim më të madh me Rusinë kundër grupit ekstremist, njofton AP.

Kjo ofertë nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, vjen pas një takimi mes liderëve të Turqisë dhe Rusisë, ku u morën vesh për forcim të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Mevlut Cavusoglu njoftoi se vendi i tij do t’i vazhdojë sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, disa muaj pasi ato u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve me Moskën.

Ai tha se Ankaraja “ do të merr pjesë sërish, me aeroplanët e saj, në operacionet” kundër Shtetit Islamik në Siri.



XS
SM
MD
LG