Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Qeveria fajësohet për sulm të ri kimik 


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët rusë kanë thënë se kanë sulmuar caqet e grupit militant, Shteti Islamik me bombardues me rreze të gjata në Raka, që nga miliantët konsiderohet kryeqyteti i tyre.

Luftime të ashpra kanë vazhduar edhe në Alepo.

Sulmet ajrore ruse përreth Rakës më 11 gusht kanë vrarë së paku 20 civilë, thonë aktivistët sirianë.

Këto sulme po bëhen në kohën kur Moska dhe Ankaraja janë zotur për bashkëpunim më të madh rreth Sirisë.

Gjatë vizitës në Rusi, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe lideri rus, Vladimir Putin janë pajtuar që të koordinojnë më për së afërmi luftën në Siri.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë se Turqia do të vazhdojë sulmet ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në Siri, disa muaj pasi ata patën ndaluar këto sulme.

Në Alepo, një punonjës i ekipeve të shpëtimit dhe aktivistët e opozitës kanë thënë se sulmet ajrore të qeverisë siriane në një zonë të kontrolluar nga rebelët kanë vrarë së paku dy persona.

Raportohet se një nga bombat me të cilat është sulmuar një nga lagjet e këtij qyteti ka lëshuar gaz klori.

Prejse ka filluar lufta civile në Siri, në marsin e vitit 2011, deri më tash janë vrarë më shumë se 290 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG